Vdekja e aktivistit Astrit Dehari ka befasuar dhe ka ngjallur reagime të shumta në mbarë opinionin. Një natë para kësaj nate të kobshme për të riun, i ftuar në intervistën “Saktë” kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti teksa po fliste për punën dhe arritjet e Drejtorisë së Shëndetësisë në kryeqytet, kishte përmendur punën e palodhme të kësaj drejtorie pjesë e të cilës ishte edhe i ndjeri, Astrit Dehari.
“Arben Vitia, drejtor i Shëndetësisë me një ekipë që ka pasur aty, Zana Hoxha, Astrit Dehari dhe ushtruesen e detyrës së Qendrës së Mjekësisë Familjare, doktoreshën Merita kanë punuar shumë në përmirësimin e shërbimeve. Qëllimi ka qenë që Qendrat e Mjekësisë të bëhen atraktive së pari për njerëzit. Që kur dikush kërkon ndihmë, në radhë të parë të ndjehet mirë, të jetë pastër dhe shërbimet të jenë në atë nivel që secili ta ketë ndjenjën se ofrohen shërbimet më të mira”, ka deklaruar i pari i komunës së Prishtinës, duke bërë të ditur se një pjesë të madhe të meritave për arritjet në shëndetësinë primare në kryeqytet ishin edhe të Astrit Deharit, studentit absolvent të fakultetit të mjekësisë./Sakte.net
Këtë pjesë të intervistës mund ta ndiqni nga minuta e 18:00