Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka pranuar para mediave se ideja për korrigjimin e kufijve ishte e tij, por siç është shprehur “kjo ide tashmë ka vdekur”. Këtë deklaratë e dha mbrëmë në një konferencë për media.
Në konferencë ishte e pranishme edhe kryeministrja Ana Bërnabiq. Dy krerët e Serbisë në paraqitjen e tyre para mediave folën për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe. Për të cilën dje serbët e Kosovës protestuan në disa lokacione.
Momenti kur Vuçiq flet për idenë e korrigjimit të kufijve:
Ndërkohë, tash e disa muaj presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, korrigjimin e kufijve e ka paraqitur si ide të tij. Ide kjo që është kundërshtuar fuqishëm nga opozita dhe kryeministri Ramush Haradinaj./