“Arsimi, prioritet i qeverisjes së kryeqytetit ”

Si një ndër prioritet e qeverisjes së kryeqytetit nga Vetëvendosja është konsideruar të jetë arsimi, fokus i të cilëve ishte respektimi i legjislacionit në fuqi. Kështu u shpreh drejtoresha e arsimit në qytetin e Prishtinës, Arbërie Nagavci në Rubikon të KTV-së ku u fol për shkollimin parauniversitar, reformat dhe programet e tjera të inicuara së fundmi.

Ajo ka përmendur aktivitetet konkrete të cilat janë ndërmarrë përgjatë qeverisjes së Vetëvendosjes.

“Sa i përket aktiviteteve konkrete qe i kemi ndërmarrë do të filloja me punësimin e personelit, tanimë në komunën e Prishtinës është vendosur një standart ku dihet krejtësisht se procesi i rekrutimit të stafit është krejtësisht profesional dhe transparent”, ka thënë ajo.

Nagavci theksoi se tashmë në komisionet testuese janë angazhuar edhe ekspertë të arsimit.
Por, arritjet dhe rezultatet në arsimin parauniversitar nuk vlerësohen njejtë nga gazetarja, Salie Gajtani Osmankaq, e cila pohon se ciklit të ulët i duhet reformë e thelë.

“Arsimit parauniversitar i duhet një reformë e thellë dhe një reformë konceptualisht e shkollës nënkupton ndryshim shumëdimenzional dhe ky ndryshim duhet të niset nga numri i nxënësve në klasë, përmbajtja e librave shkollor dhe kategorizimi i mësimdhënësve“, përfundoi ajo.

Pro vlerësimit profesional të mësimdhënësve thotë se është drejtoresha e arsimit për Prishtinë, Arbërie Nagavci por që vlerësimi fillimisht duhet të bëhet për të parë një gjendje reale se ku është arsimi në të vërtet.

“Jam pro një vlerësimi të mësimdhënësve, pro një vlerësimi profesional por që vlersimi fillimisht duhet të bëhet për të parë gjendjen reale se ku është arsimi në të vërtet”, ka thënë ajo.

Krahas kategorizimit të mësimdhënësve, sipas Nagavcit mësimdhënësit do të kishin edhe rritje të pagës.

Lidhur me kategorizimin, gazetarja Salie Gajtani Osmankaq iu drejtura drejtoreshes Nagavci se procesi ende nuk ka filluar e lëre më të përfundoj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme