7 vjeçari fitoi 22 milionë dollarë duke shpjeguar lodrat

Ylli më i ri i Youtube është 7-vjeçari Ryan i cili bën vlerësimin e lodrave. Ai ka arritur të fitojë 22 milionë dollarë me kanalin e tij “Ryan ToysReview”, tek i cili ka 17 milionë ndjekës.

Vlerësimi nga revista ‘Forbes’, thotë se Ryan ka kaluar Jake Paulin me $ 500,000 për 12 muaj që nga qershori.

Në një nga videot e postuara promovohet një vezë blu gjigante, misterioze. Kjo video është publikuar ditën e djeshme dhe ka kaluar 1 milionë klikime.  Ndërsa në vendin e tretë është kanali  i “Dude Perfect”, që bën 20 milionë dollarë, shkruan Forbes.

Fitimet e Ryan, të cilat nuk përfshijnë taksat ose tarifat e ngarkuara nga agjentët apo avokatët, janë dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar.

I pyetur nga NBC  se përse fëmijët i pëlqejnë kaq shumë videot e tij, Ryan – i cili tani është vetëm 7 vjeç- ai u përgjigj:

“Sepse jam argëtues dhe bëj për të qeshur”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme