Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të pezullojnë obligimet e tyre, të përcaktuara në një Traktat për Armët Bërthamore, të nënshkruar në kohën e Luftës së Ftohtë, nëse Moska nuk zbaton këtë pakt brenda dy muajve.
Duke akuzuar Rusinë për “mashtrim sa i përket obligimeve që ka për kontrollin e armëve”, Pompeo ka thënë në Bruksel më 4 dhjetor, se periudha gjashtëmujore e njoftimit për largimin nga Pakti për Armë Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi në mes të Moskës dhe Uashingonit do të fillojë brenda 60 ditëve.
Pompeo i ka bërë këto njoftime pas takimit që ka pasur me homologët e tij të NATO-s, dhe ka thënë se tani është në anën e Rusisë për të ruajtur paktin, të cilin SHBA-ja ka kërcënuar se mund ta lë.
Rusia ka “zhvilluar” një sistem të armëve që shkel Traktatin për Armët Bërthamore me Rreze të Mesme dhe i cili “përbën rrezik të madh për sigurinë euro-atlantike”, kanë thënë ministrat e Jashtëm të aleancës 29 anëtarëshe përmes një deklarate.