Lajçak: Momentalisht Kosova nuk e ka përkrahjen e aleatëve për formimin e ushtrisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Mirsollav Lajçak, ka thënë se Bashkimi Evropian tashmë e ka bërë të qartë që taksa e vendosur nga Kosova për produktet me origjinë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina, duhet të hiqet menjëherë.
Ai, gjithashtu, ka folur edhe për nismën e transformimit të FSK-së në ushtri, duke thënë se Kosova nuk e ka mbështetjen e aleatëve të saj për këtë.

“Në radhë të parë për taksën, Federica Mogherini dhe Johanes Hahn e kanë bërë të qartë që ai vendim duhet të tërhiqet, sepse nuk ka asnjë bazë”, ka thënë Lajçak për mediumin sllovak SME, transmeton Gazeta Express.

Lajçak për formimin e ushtrisë ka thënë se Prishtina duhet ta ketë mbështetjen e aleatëve.

“Pozicioni i BE-së është i qartë që ushtria të bëhet në koordinim me institucionet dhe Kushtetutën, ata kanë thënë se duhet edhe mbështetje ndërkombëtare, gjë të cilën momentalisht nuk e ka Kosova”, ka thënë ministri i jashtëm sllovak.

Sllovakia është njëra nga pesë vendet e BE-së, e cila vazhdon të mos e njohë Republikën e Kosovës si shtet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërkohë kanë dalë hapur në mbështetje të krijimit të ushtrisë së Kosovës. Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se krijimi i ushtrisë është hap pozitiv për Kosovën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme