Në arkivat e inteligjencës së Gjermanisë Lindore është gjetur një kartë identifikuese e presidentit rus Vladimir Putin, në kohën kur ai punonte si agjent i KGB’së në Dresden të Gjermanisë, në vitet e 80’ta, shkruan gazeta gjermane Bild, transmeton Periskopi.
Në kartën identidikuese të Putinit shkruhet ‘Majori Vladimir Putin’ dhe kishte nënshkrimin e tij që ishte valide deri më 1989.
Raportohet se kjo kartë është gjetur në arkivat e Dresdenit, përkatësisht në vendin ku janë të arkivuara gjërat me mbshkrimin ‘Personeli dhe Edukimi’.
Vladimir Putin, presidenti i tashëm i Rusisë, ka qenë një kohë të gjatë agjent i shërbimit serket rus të asaj kohe, i njohur si KGB