Haradinaj e Tahiri thonë se Kosova ka arritur progres në luftën kundër korrupsionit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kanë thënë se Kosova ka arritur progres në luftën kundër korrupsionit.
Kryeministri Haradinaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se rritja prej 31 për qind e buxhetit të drejtësisë tregon fokusimin e Qeverisë së tij për këtë sektor.

Ai ka thënë se falë punës së mirë të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot Kosova ka ligje të cilat kanë intensifikuar luftën kundër korrupsionit, raporton lajmi.net.

Haradinaj ka thënë po ashtu se është punuar në zgjidhjen e 25 rasteve të korrupsionit ku të përfshirë janë zyrtarë publik.

Ai ka thënë se për punën e treguar në luftën kundër korrupsionit, Kosova ka marrë lëvdata edhe nga BE-ja dhe Amerika.

Ndërkaq ministri Tahiri si arritje ka shënuar amendamentin e ri në Kodin e Procedurës Penale, në të cilin specifikohet se zyrtarët publik me aktakuza për korrupsione dhe keqpërdorime, suspendohen nga pozitat e tyre.

Tahiri dhe Haradinaj dhanë këto komente në kuadër të informatës së Qeverisë për veprimet e kësaj te fundit në luftën kundër korrupsionit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme