Prezantohet si agjent i AKI-së, arrestohet në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një 26-vjeçar me dyshimin për prezantim si agjent i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Policia e Kosovës njofton se sot ka arrestuar E.J pasi gjatë kontrollit rutinë kishte prezantuar një dokument të rremë se gjoja ishte zyrtar i AKI-së, duke vënë në lajthitje zyrtarët policorë se është me detyra nga ky institucion.

“Pas përfundimit të gjitha veprimeve paraprake hetimore, i dyshuari është intervistuar në cilësi të dyshuarit në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me aktvendim mbi ndalimin nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ai është dërguar në mbajtje prej 48 orëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë të realizojë detyrat e saja kushtetuese e ligjore, të shtojë aktivitetet në luftimin e dukurive antiligjore, të mbajë rendin dhe sigurinë publike, të parandalojë dhe t’i zbulojë veprat penale”, thuhet në njoftim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme