Remzi Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u ftua nga Gjykata Speciale për dëshmi në Hagë.
Mirëpo i njëjti, menjëherë pas ftesës së marrë nga kjo Gjykatë kishte deklaruar se nuk do t’i përgjigjet thirrjes, shkruan lajmi.net.
Siç kishte thënë, ai është krenar për luftën që ka bërë, dhe në asnjë formë nuk do t’i përgjigjet ftesës.
E i njëjti është larguar nga shtëpia e tij.
Miq të afërm me Shalën për lajmi.net ka thënë, se komandanti i njohur me nofkën “Molla e Kuqe”, është larguar nga shtëpia e tij dhe se nuk kanë pasur ndonjë kontakt me të.
Siç kanë bërë të ditur ata, Remzi Shala tashmë ka dalë jashtë Kosovës.
“Vetëm e di që nuk është në shtëpi dhe as unë s’e kam taku që nga dita e djeshme”, ka thënë ai.
I njëjti ka thënë për lajmi.net se tashmë Remzi Shala gjendet jashtë Kosovës dhe se është i vendosur që mos t’i përgjigjet ftesës së Speciales.
Kujtojmë, se Zyra e Prokurorit të Specializuar e cila funksionon në kuadër të Gjykatës Speciale tashmë ka nisur dërgimin e ftesave për personat të cilët konsiderohet se mund të hynë në punë gjatë fazave hetimore.
Deri më tani, publike janë bërë ftesat për Sami Lushtakun, Rrustem Mustafa, Sokol Dobruna, Nazim Mehmeti, Safet Syla.