Hoti: Dialogun nuk mund ta udhëheqë partia e tetë në Kuvend e as ata që kanë mandate të huaja

Ta kemi të qartë se asnjë votim në Kuvend nuk mund të shmang Kushtetutën. Platformë për dialog është vetëm Kushtetuta. Ndërkaq, ekip negociator është vetëm Qeveria legjitime.

Kështu u shpreh shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, pas votimit të rezolutës për dialogun në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se Kosova nuk mund të përfaqësohet në këtë proces të rëndësishëm me, siç tha ai, “kuazi ekipe dialoguese, nga partia e shtatë apo e tetë në Kuvend dhe nga ata që kanë mandate të huaja”.

“LDK do ta mbrojë interesin e Kosovës. Nuk ka proces në Kosovë që mund të zhvillohet pa LDK-në, partinë me mbështetjen më të madhe në vend. Të mos mashtrohet askush”, ka përfunduar Hoti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme