Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kritikuar sërish deputetët e Partisë Socialdemokrate për propozimin e rezolutës për dialogun Kosovë-Serbi që u mbështet nga qeveria dhe presidenti.
Rezoluta e tyre kaloi sot në Kuvend, duke themeluar një ekip negociator me në krye kreun e PSD-së Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limajn nga Nisma.
Ky ekip u përshëndet edhe nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Këtë fakt, deputetja Haxhiu e quajti dëshmi për shitjen e PSD-së.
Thaçi pa vonuar shumë, e përshëndet rezolutën dhe mirëpret ekipin e votuar pëmes rezolutës!
“Në vend të bashkimit me opozitën e qytetarët dhe angazhimit për zgjedhje të jashtëzakonshme, ata zgjodhën Kadriun e Hashimin. Ikanakët janë shitur aq shumë dhe aq keq!”, tha Haxhiu.