Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq shprehu dyshimin e tij se KS i OKB-së do të marrë ndonjë vendim ndaj formimit të ushtrisë së Kosovës.
Një ditë para sesionit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për formimin e Ushtrisë së Kosovës me kërkesë të Serbisë, kryediplomati serb tha se Këshilli i Sigurimit nuk do të jetë në gjendje të marrë ndonjë vendim për shkak të mospajtimit të fuqive të mëdha.
“Do të jetë e vështirë për të ndryshuar pikëpamjet e fuqive të mëdha në këtë çështje”, tha Daçiq në Beograd.
I pyetur nga mediat se ekipi negociator në Prishtinë do të kërkojë kompensime për dëme lufte nga Serbia, ministri serb tha se “Prishtina jeton në një botë të veten”, transmeton KP.
“Do të ishte një gjë e mirë nëse kërkojnë ashtu, që Kosova të kthejë gjithçka që ka investuar Serbia”, tha ai.
Ndërsa kërkesën e shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini dërguar Prishtinës zyrtare për suspendimin e tarifës ndaj mallrave serbe në këmbim të emrit UNMIK me Kosova* në marrëveshjen e CEFTA-s, Daçiq tha se kjo çështje i takon Prishtinës.
Ai paralajmëroi se nuk do të ketë vazhdim të dialogut në Bruksel me palën kosovare nëse kjo e fundit nuk tërheq masën 100 për qind ndaj mallrave serbe.