Hip-Hopi problem në Rusi, arrestime dhe anulime koncertesh

Hip-Hopi është kthyer në një problem serioz në Rusi. Shumë koncerte u anuluan dhe këngëtarë të ndryshëm përfunduan në pranga. Për të qetësuar situatën presidenti Putin tha se Hip-Hopi duhet kontrolluar, por jo mbyllur si zhanër.

Në javët e fundit, të paktën 14 koncerte janë anuluar dhe 3 artistë përfunduan në pranga. Rasti më i spikatur: arrestimi, edhe pse i shkurtër, i reperit Husky.

Masat e tilla represive, tha udhëheqësi i Kremlinit, janë kundërproduktive. Prandaj ai sugjeroi ndryshimin e taktikave.

“Si ta bëjmë atë, si ta marrim përgjegjësinë dhe ta udhëzojmë atë në drejtimin e duhur, kjo është çështja më e rëndësishme”, shtoi Putin, duke sugjeruar që kjo temë të diskutohet më shumë nga anëtarët e administratës së saj dhe nga Ministri i Kulturës.

Igor Matvienko, producent muzikor dhe anëtar i një këshilli konsultativ: propozoi krijimin e një sistemi për mbajtjen e koncerteve nga prindërit.

 “Ju thoni se hip-hopi është bazuar në tre shtylla: seks, drogë dhe protestë. Nga të gjitha këto, droga është më shqetësuese. Është rruga për degradimin e një vendi”, tha Putin.

Presidenti rus gjithashtu komentoi përdorimin e gjuhës së ashpër në tekstet muzikore. Një gjuhëtar, tha ai, “më shpjegoi se fjalët e këqija janë pjesë e gjuhës sonë. Problemi është se si përdoren”.

Disa ditë më parë në parlamentin rus u zhvillua një tavolinë e rrumbullakët me yjet e skenës muzikore dhe u njoftua një konkurs për këngë hip-hop për temën: udhëtim në Rusi. Çmimi ishte një turne në qytetet kryesore të federatës.

Hip-Hopi, si në çdo pjesë të botës, është mes zhanreve më popullor në Rusi.

Dmitrij Kuznetsov, në art Husky, është më i ndjekur nga të rinjtë. Videot e tij bardh e zi në Youtube shkojnë përtej 6 milion shikimeve.

Këngët e tij karakterizohen nga tekste të ashpra me rima të ndërlikuara që shpesh tallin autoritetet ose denoncojnë brutalitetin e policisë. Ai u arrestuar në Krasnodar ndërsa performonte sipër një automjeti mes turmës ndërsa koncerti i tij ishte anuluar. Ai u dënua me 12 ditë burg, por u lirua pas 4 ditësh.
sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme