Babadimrat e Kosovës bëhen lajm në media ndërkombëtare

Gjatë ditës së djeshme reth 1 mijë babadimra kanë vrapuar në qytetin e Prishtinës. Kjo mini-maraton e cila këtë vit është organizuar për herë të tretë ka për qëllim që mjetet e mbledhura t’i shkojnë 500 familjeve në nevojë.

Këta një mijë babadmira morën vëmendjen edhe të vendeve tjera të botës. Shumë media ndërkombëtare kanë raportuar për babadimrat e Kosovës.

“Më shumë se një mijë babadimra kanë vërshuar rrugët në kryeqytetin e Kosovës të dielën për të ndihmuar familjet në nevojë”, shkruan portali amerikan “Abc News”.

Ishte viti i tretë që në Prishtinë familjet në nevojë ndihmohen nga këta babadimra për festat e fundvitit.

Shumë nga vrapues veshën kapele të kuqe dhe xhaketa si ato të babagjyshit, me disa mjekra të gjata dhe të bardha sportive.

Organizatori i ngjarjes Jusuf Islami ka thënë për Associated Press se numri i pjesëmarrësve është rritur çdo vit, duke shtuar se paratë e grumbulluara këtë vit ishin të mjaftueshme për të mbështetur 500 familje. Islami e përshkroi ngjarjen si një “mini-maratonë humanitare”.

Ndërsa pas mbarimit të mini-maratonës Jusufi në vijë të finisht i veshur si një babdimër i ka propozuar fejesë të dashurës së tij. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme