Haradinaj kërkon rol më të madh të Amerikës në dialog

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar rol më të madh të Amerikës në dialogun Kosovë – Serbi.

Në një deklaratë për gazetarët, pas takimit që pati në Këshillin e Tretë të Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në Bruksel, Haradinaj ka thënë se në takim ka shprehur kërkesën e Kosovës për liberalizim vizash dhe përfaqësim të barabartë në zhvillimet rajonale.

“Sapo e kryem takimin të Këshillit, i treti me radhë, takimi për bazë ka agjendën evropiane të Kosovës, marrëdhëniet biletare, zbatimin e ERA-s dhe parametrat tjerë. Një pjesë e bisedës u fokusua në zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon e dialog. Pata mundësinë të paraqes qëndrimet e Kosovës. Kosova i ka disa kërkesa legjitime ndaj BE-së. E para është liberalizimi i vizave, kemi përmbushur kushtet, jetojmë në geto është e padrejtë me na mbajt kështu. Po ashtu edhe zhvillimet rajonale kërkojmë një barazi të palëve meqenëse Kosova është shtet i pavarur i shpallur më 17 shkurt 2008 e i konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare. Kërkuam që dialogu të vazhdojë. Kërkuam rol më të madh të Amerikës në dialog, ta përkrahë këtë dialog”, ka thënë ai, raporton KOHA.

Haradinaj ka thënë se nuk e di pse është anuluar konferenca për media me Federica Mogherinin.

Ai më tej ka konfirmuar se Kosova kërkon një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë dhe jo që të ketë “zgjidhje të pjesshme, siç është shembulli i taksës ndaj mallrave serbe”.

“Qeveria ka përgatitur një draft për këtë marrëveshje potenciale, njëkohësisht parlamenti ka votuar një delegacion. Qeveria përkrah presidentin dhe delegacionin në përfaqësimin e Kosovës me një materie gjithëpërfshirëse, por s’mund të kemi kohë për të zgjidhur pjesshëm, për shembull tarifa. Nuk mund ta zgjidhim më pjesshëm, por me një marrëveshje që nënkupton njohje e ulëse në OKB”, ka shtuar Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme