E hënë, 07 Nentor 2016 – Sakte.net /
Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër do të bëhet varrimi i Astrit Deharit, aktivistit të saj, i cili vdiq dje në rrethana ende të pasqaruara, derisa ndodhej në paraburgim në Prizren.
Dehari, sipas këtij njoftimi, do të varroset në orën 14 në varrezat e Zllatarit, afër Prishtinës, transmeton Koha.net.
Në vazhdim agjenda me aktivitetet në ditën e varrimit të aktivistit Astrit Dehari:
11:00 – Mbledhje komemorative në Fakultetin Filologjik,
12:00 – Marsh protestues për drejtësi, organizuar nga organizatat studentore të UP-së.
Marshi fillon nga Biblioteka Kombëtare dhe vazhdon deri tek Teatri Kombëtar, ku bëhen homazhet.
14:00 –Varrimi në varrezat në Zllatar, Prishtinë.