Receta klasike e tiramisusë

Përbërësit për 6-7 persona (tavë drejtkëndëshe 30×20 cm)

500g djathë Mascarpone

• 6 vezë të freskëta në temperaturë ambienti (të verdhat veç nga të bardhat)

• 120g sheqer

• 5-6 filxhanë kafeje ekspres të vakët ku kemi tretur 2 lugë sheqer

• 300-400g biskota Savoiardi

• kakao e hidhur për spërkatje

Përgatitja:

1. Rrahim me rrahësin elektrik të verdhat e vezëve dhe
sheqerin derisa të bëhen si shkumë, afërsisht pesë minuta.

2. Djathin Mascarpone e punojmë pak me pirun ose me lugë që të bëhet si krem dhe e shtojmë në tasin me të verdhat e vezëve. Vazhdojmë ta përziejmë me rrahësin elektrik një deri në dy minuta.

3. Bëjmë marengë me të bardhat e vezëve, i shtojmë te tasi i kremit dhe i përziejmë me kujdes nga poshtë lart me spatula ose me lugë druri, transmeton living.al.

Biskotat i lagim te kafeja e vakët (nuk duhet të qullen shumë) dhe i vendosim në tavë pranë njëra-tjetrës duke krijuar një shtresë, hedhim sipër një shtresë me krem, vazhdojmë me një shtresë tjetër biskotash me kafe dhe përsëri një shtresë kremi. E spërkasim me kakao të hidhur, e mbulojmë me letër alumini dhe e lëmë në frigorifer për një natë. Sipas dëshirës, në momentin që e shërbejmë mund ta zbukurojmë me çokollatë të zezë të copëtuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme