Thaçi: BE nuk mund të ikë nga përgjegjësia për vizat ndaj Kosovarëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se letra që ai ka pranuar të martën nga presidenti amerikan Donald Trump, është sinjal i qartë i mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

Thaçi ka thënë se SHBA ka shprehur qëndrim unik dhe të vendosur në çështjen e Kosovës.

“SHBA-të e thanë qartë: afrohuni ndërmjet vete, arrini marrëveshje me njëri-tjetrin sepse marrëveshja përfudnimtare do të arrijë paqe dhe stabilitet në rajon”, deklaroi Thaçi.

Presidenti i Kosovës po ashtu ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ka thënë se Bashkimi Evropian ka marrë vendim politik për të mos ia hequr vizat qytetarëve të Kosovës.

“Mos liberalizimi i vizave është padrejtësi për Kosovën, por theksoj se ne nuk vendosim për liberalizimin e vizave. Janë vetë shtetet anëtare të BE-së që vendosin se në çfarë periudhe do të liberalizohen vizat. Megjithatë kjo është një çështje nga e cila nuk ka nga ti ikë as Bashkimi Evropian”, ka thënë Thaçi.

Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka organizuar sot një takim joformal me liderët e Ballkanit Perendimor në Bruksel.

Në këtë takim do të diskutohet për situatën në rajon, arritjet gjatë vitit 2018, si dhe planet për vitin e ardhshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme