Shpend Ahmeti, bashkëkryesues i ekipit negociatorë të votuar nga kuvendi ditë më parë, e ka komentuar mundësinë e angazhimit të publicistit Veton Surroi.
Pas deklaratës së mbrëmshme të Surroi ku shprehet optimist për mundësinë për të marrë pjesë në bisedime Serbinë me ekipin negociator, Ahmeti ka thënë se dëshira e tij është që Surroi të jetë pjesë e këtij delegacioni, por se për përfaqësuesin nga shoqëria civile vendosë kuvendi.
“Përfaqësuesin e Shoqërisë Civile ne Ekipin Shtetëror e vendos Kuvendi. Meqenëse sot mbahet mbledhja e pare konstituive e Grupit diteve ne vijim do te diskutojmë edhe kete çështje. Mendimi im personal eshte se Z. Surroi do te ishte mire te jete pjese e ekipit edhe pse ai ka thëne se do jete ne mbështetje me propozime e punime te një grupi te shoqërisë civile”, tha Ahmeti.
Surroi kohëve të fundit ka thënë se do të ndihmojë procesin e analizimit të parimeve negociatore por a do të jetë pjesë e ekipit negociator ai nuk ka pohuar ende asgjë në lidhje më këtë.
“Në fazën në të cilën jam, në ndihmën që mund të jap është vetëm në këtë, të krijimit të një analize të gjendjes dhe të formulimit të parimeve negociatore dhe e dyta nuk mund të jem pjesë e një procesi i cili nuk është konsensual. Pra duhet të krijohet konsensusi në shoqëri dhe pastaj mund të bëhem edhe pjesëmarrës në cilindo fazë, edhe kështu si jam me aq sa mund të ndihmoj”, tha ai./Insajderi.com