Dënohet me kusht Ramadan Muja

Gjykata e Gjilanit  ka shpallur sot verdiktin ndaj ish-kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja, dhe ish-zyrtarëve tjerë të kësaj komune të akuzuar bashkë me të për vepra penale të keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar.

Kështu Ramadan Muja për pikën 1 të akuzës lirohet dhe shpallet i pafajshëm.

Për pikën 2 dhe 3 të akuzës Ramadan Muja dënohet me dënim unik me burgim prej 12 muajve me kusht që brenda dy viteve mos të kryej vepër të re penale.

Ndërsa i akuzuari Minir Krasniqi u dënua me 6 muaj burgim me kusht që brenda një viti mos të kryej vepër tjetër penale.

Avni Ademaj, u dënua me 5 muaj burgim me kusht që brenda 1 viti mos të kryej vepër të re penale, raporton kallxo.com.

Sadik Paçarizi u dënua me burgim prej 6 muajve me kusht që për një vit mos të kryej vepër të re penale.

Për pikën të katërt, është refuzuar akuza sepse është parashkruar vepra penale për këtë akuzë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme