Deputeti i AAK’së ironizon me LDK’në, por s’di t’ia shkruajë emrin Kosovës

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka ironizuar me datën e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se 23 dhjetori është edhe dita e ‘djathit të butë dhe hirrës’.

Këtë koment Berisha e ka bërë në një postim mjaft serioz të zëvendësministrit të FSK-së dhe zyrtarit të lartë të AAK-së, Burim Ramdanit, i cili kishte uruar partinë e Ibrahim Rugovës me rastin e 29 vjetorit të themelimit.

Edhe pse deputeti Berisha është përpjekur të ironizojë, ai megjithatë në komentin e tij ka probleme serioze gjuhësore, duke mos ditur ta shënoj mirë as emrin e Kosovës.

“23 dhjetori është edhe dita ndërkombëtare e djathit të butë dhe hirres, andaj urime kosov urime Bruksel”, ka shkruar deputeti i AAK-së.

Berisha ditë më parë gjithashtu kishte folur për njerëzit e LDK-së, duke i përshkruar si persona me flok të gjata, që nuk punojnë, por që mëgjithate fitojnë para./GazetaExpress/       

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme