Zyrtari i PDK-së: Shpend Ahmeti vuan nga sindroma e Stokholmit

Zëvendësministri i Inovacionit e Ndërmarrësisë, Bujar Cakolli ka vazhduar ta ngacmojë nga larg, kryetarin e Prishtinës e të PSD-së, Shpend Ahmeti.

Cakolli ka thënë se Ahmeti është në një gjendje psikologjike emocionale, ku ka filluar të shfaq ndjenja dashurie për ata që nuk i ka dashur më parë, duke aluduar në bashkëpunimet e fundit që partia e Ahmetit po i bënë me qeverinë.

Shënimi i plotë i Cakollit:

“Ekskluzive: Shpend Ahmeti vuan nga Sindromi i Stockholm-it!
Sipas burimeve të besueshme, Shpend Ahmeti është në një gjendje psikologjike e emocionale, ku ka filluar të shfaq ndjenja pozitve dhe dashurie ndaj atyre që deri dje i quante “kriminel”, “tradhëtar”, “zaptues” etj!

Sindroma e Stockholm-it është gjendje psikologjike në të cilën vikitima mund të shfaq ndjenja pozitve ndaj pengmarrësit”, ka shkruar Cakolli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme