“Tërbohet” Frashëri!

Edhe deputeti tjetër i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka reaguar pas deklaratave nga Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kjo e fundit, LDK-ja, Mustafa sot tha se arnimi me një parti që nuk peshon sot më shumë dhe as 3 % të besimit qytetarë, “nuk mund t’i shitet Brukselit si grup i unitetit me opozitën, as si përfaqësim i opozitës por vetëm si lajthitje dhe vetëmashtrim edhe i këtyre këtu edhe atje”.

“Ata po vajtojnë e po qesin fall, ne po ecim përpara e po forcohemi”, ka shkruar Krasniqi në Facebook-un e tij.

Tutje, ai thot se “Isa Mustafa paska deklaru që ne si parti i kemi 3%, prandaj nuk mund të marrim pjesë në dialog”.

“Aq shumë iu ka fiksu kjo shifër qysh prej keqpërdorimeve të fondit të 3 përqindëshit, saqë kurrqysh s’po mundet me e largu prej mendjes. Por derisa Isa dhe LDK vajton, e ai sekti tjetër qet fall, PSD po ecë përpara e po forcohet. Gjithmonë keni qenë falltorë të dobët. Krejt parashikimet kanë me ju dështu”, ka shkruar Krasniqi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme