Me 23.12.2018 në ora 01.50 është lajmëruar se në rrugën Venjamin Mancukovski në Shkup në një lokal N.B. e ka prishur rendin publik duke thyer gota dhe duke u sjell në mënyrë agresive ndaj të punësuarve që nuk ia kanë lejuar të qëndroje në lokal edhe pas përfundimit të orarit të punës, transmeton Almakos.
Kundër N.B. do të ngritet padi adekuate penale.
Me 23.12.2018 në ora 03.30 J.K.(19) nga Shkupi ka lajmëruar se me 22.12.2018 në ora 23.50 në një lokal në rrugën Skupi është sulmuar fizikisht nga ana e S.K. nga Shkupi derisa ka qëndruar në një tavolinë në lokal.
Pas dokumentimit të rastit do të ngritet padi adekuate penale.
Me 22.12.2018 në ora 19.45 është lajmëruar se në pompën e benzinës në rrugën ‘Rruga e Kacanikut’ në Shkup, dy persona duke u kërcënuar me pistoletë i vjedhin paraë nga fitimi ditor i pompës së benzinës dhe këmbimores që gjendej te pompa.
Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve dhe zbardhjen e rastit.