Mediat britanike: Shqiptarët po na “mbysin” me kokainë

Shtypi britanik vijon të denoncojë aktivitetet e paligjshme të grupeve shqiptare në Britani të Madhe. Në një shkrim të fundit, “Daily Star” raporton se bandat shqiptare po “mbysin” vendin me kokainë të cilësisë së lartë, 85% e pastër.

Aktivitetet ilegale më të shpeshta janë në Londër, Manchester, Birmingham dhe Liverpool. Një gram kokainë shitet më shumë se 100 funte. Ndërsa kërkesat sa vijnë e shtohen, raporton britanikja “Daily Star”.

Përdorimi i shtuar i kokainës që trafikohet nga grupet kriminale shqiptare, ka rritur edhe numrin e vdekje nga mbidoza. Në Britani, për vitin 2017 janë shënuar 432 vdekje, katër herë më shumë se në vitin 2012. Pavarësisht rreziqeve, kërkesat për kokainë nuk janë zvogëluar.

Një burim i afërt me bandën e njohur “The Albanians”, i tha “Daily Star” se “shqiptarët kanë kryer këtë punë në Londër, por tani po punojnë këtu, në Liverpool, dhe në të gjitha qytetet e mëdha”.

“Kanë qasje në drogën më të pastër dhe dinë si të merren me të. Kanë muskujt dhe kanë fuqinë. Sezoni i ndejave ofron drogë të shtrenjtë për ta sepse të gjithë dalin dhe njerëzit janë të gatshëm të paguajnë për kokainë të cilësisë së lartë. Nuk dëshirojnë drogë që është përzier me vdekjen, dëshirojnë të pastër, edhe më të pastër, dhe dëshirojnë që ta pranojnë shpejtë dhe sigurt”, shtoi ai.

Shqiptari Erald Mema, 33 vjeç, ka përdorur korrierë për të shitur kokainën në Midlands.

Policia që kapi grupin e tij prej 19 personash gjetën më shumë se 10kg kokainë, 560,000 funte para të gatshme dhe një presues hidraulik 10 tonësh.

Policia britanike thotë se detyra për të luftuar këto grupe kriminale është e vështirë për shkak të numrit të madh të tyre dhe potencialit që ata kanë.

Një zyrtar policie u shpreh se e kanë të vështirë të depërtojnë me agjentë të infiltruar nëpër komunitetet e shqiptarëve, për shkak të lidhje të ngushta të këtyre të fundit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme