Papa thirrje priftërinjve pedofil: Dorëzojuni drejtësisë

Papa Françesku i bëri thirrje priftërinjve që kanë abuzuar seksualisht me fëmijët t’i dorëzohen drejtësisë. Në fjalimin e tij vjetor të mbajtur të premten në Vatikan, Papa u tha atyre që kanë abuzuar me të miturit “t’i dorëzohen drejtësisë njerëzore si dhe të përgatiten për drejtësinë hyjnore”.

Vitet e fundit kisha katolike është tronditur nga një skandal mbarëbotëror që lidhet me abuzimin seksual të fëmijëve, skandal që është e mbuluar me sa duket për dekada të tëra. “Është e pamohueshme që disa në të kaluarën, nga papërgjegjshmëria, mosbesimi, mungesa e trajnimit e eksperiencës apo dritëshkurtësia morale e shpirtërore i trajtuan shumë raste pa seriozitetin dhe gatishmërinë që duhej”, tha Papa Françesku. “Kjo nuk duhet të ndodhë më kurrë.”- tha ai.

Udhëheqësi i më shumë se një miliard katolikëve në botë, tha se priftërinjtë abuzues kanë “kryer akte të neveritshme, por vazhdojnë të ushtrojnë shërbimin e tyre sikur të mos kishin ndodhur asgjë. Ata nuk kanë frikë nga Zoti apo gjykimi i tij, por vetëm nëse zbulohen apo demaskohen”.

Në muajin shkurt të vitit të vjen në Vatikan do të mbahet një konferencë rreth krizës së abuzimit seksual, me pjesëmarrjen e peshkopëve, udhëheqësve të organizatave fetare si dhe ekspertëve. Disa prej viktima shpresojnë që konferenca të hartojë më në fund një politikë të qartë, me qëllimin për t’i vendosur peshkopët përpara përgjegjësisë për trajtimin e pakujdesshëm të rasteve të abuzimit seksual.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme