DW: Si jetojnë shqiptarët në veri

Një ekip i Deutsche Welle ka vizituar Kosovën. Gazetarët kanë qëndruar në veri e në jug, kanë biseduar me serbë e me shqiptarë, kanë vizituar qytete e fshatra.

Kudo kanë mbledhur dëshmi për jetë e vështirë, frikën, pasigurinë, jetën e parregulluar dhe shkuarjen.

Kelmendi, Boletini e Zhazha janë tri fshatra shqiptare në komunën serbe të Zveçanit.

Ata thonë se nëse do të ndodhë këmbimi i territorit, me siguri se do të shpërngulen.

Reporterët e kanë vizituar edhe tri fshatra serbe përreth Gjilanit. Edhe atje është e njëjta gjë. Shumë nga ta frikohen të flasin me gazetarë e shumë të tjerë po përgatiten t’i paketojnë valixhet.

“Kushtet janë shumë të vështira, po bëhet gjithnjë e më keq, do të largohemi”, thonë ata.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme