Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka vizituar në QKUK, ish-luftëtarin e UÇK’së që e ka dhe mik, Avni Hysenin
Lajmin e ka bërë të ditur Haradinaj përmes rrjeteve sociale ku ka postuar edhe një fotografi.
Haradinaj ka bërë të ditur se miku i tij po vuan nga një sëmundje e rëndë, për të cilën po kujdeset stafi i QKUK’së, të cilët Haradinaj i ka falenderuar për punën.
“Sot vizitova mikun tim dhe luftëtarin e lirisë, Avni Hysenin, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë. Duke shpresuar për shërimin e tij të shpejtë, falënderova stafin e QKUK-së për kujdesin ndaj tij dhe gjithë pacientëve tjerë”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, kryeministri në QKUK pati zhvilluar edhe vizitën e parë si kryeministër.