Këto pamje dramatike tregojnë momentet e shpërthimit të malit Anak Krakatoa. Video është fiksuar nga bordi i një avioni, që drejtohej nga kapiten Mykola.
Shpërthimi i këtij vullkani solli edhe një cunami fatal në Indonezi.
Qeveria thotë se cunami u shkaktua nga rrëshqitja nënujore e tokës, e provokuar nga aktiviteti vullkanik.
Deri më tani raportohet se cunami ka vrarë 281 persona. Më shumë se 1 mijë persona kanë mbetur të plagosur.