Specialistët e papunë presin reagimin e institucioneve para se t’ia mësyjnë Gjermanisë

Dhjetëra specialistë që kanë përfunduar studimet në fusha të ndryshme të mjekësisë ka vite që presin shpalljen e konkursit publik për punësim nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK).

Ata u janë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe ShSKUK-së me një kërkesë, në të cilën u bëjnë thirrje që t’i hapin rrugën punësimit të tyre në institucionet shtetërore në mënyrë që të shmangen protestat, shkruan sot Koha Ditore.

“Besojmë se jeni të vetëdijshëm se sa mund dhe sakrificë nevojitet për t’i përfunduar studimet specialistike, ku përpos gjashtë vjetëve studime bazike në Fakultetin e Mjekësisë, nevojiten edhe katër deri në gjashtë vjet të tjerë për ta përfunduar shkollimin specialistik. Pas gjithë këtij shkollimi superior mund edhe ta imagjinoni se çfarë ndjenje është qëndrimi në shtëpi dhe pritja për një kohë të gjatë e shpalljes së konkursit publik”, thuhet në kërkesën e bërë nga përfaqësuesit e grupit të specialistëve të papunë.

Sipas specialistëve të papunë, për ta përfunduar shkollimin specialistik janë shpenzuar edhe mjete të konsiderueshme financiare me qëllim që pas përfundimit të studimeve të vazhdohet kontributi profesional në sektorin e shëndetësisë së Kosovës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme