Haradinaj demanton PSD’në rreth shkarkimit të ministrit Rikalo

Kur Partia Socialdemokrate pranoi të futej në ekipin negociator të krijuar nga Qeveria, thanë se i vendosen pesë kushte.

Disa prej tyre, si miratimi në Qeveri i projektligjit për dialogun, u kryen mirëpo jo edhe të gjitha, shkruan gazetametro.net.

Bëhet fjalë për kërkesën e PSD’së për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë që vije nga Lista Serbe, Nenad Rikalo.

Ndonëse në kërkesat e publikuara nga PSD shkruan qartë se kërkojnë ‘shkarkim’, sot Haradinaj e ka konsideruar më ndryshe këtë kërkesë.

Sipas tij, kërkesat e PSD’së janë legjitime, mirëpo Haradinaj thotë se ata e kanë quajtur ndryshe çështjen e Rikalos, duke thënë se kanë kërkuar për ‘rikthim në vendin e punës’, meqë ministri ka lënë zyrën tash e sa kohë.

“Të gjitha kërkesat e PSD’së janë legjitime, ata e kanë quajtur edhe ndryshe duke thënë rikthim të ministrit në vendin e tij të punës se ministri nuk është punë që një kohë, andaj të gjitha këto kërkesa kanë bazë dhe janë të arsyeshme”, ka thënë Haradinaj.

Sidoqoftë, PSD’ja ka përsëritur në vazhdimësi se hyrja në ekipin negociator ka qenë me kushte dhe, si të tilla, ato duhet të plotësohen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme