Çfarë thotë letra e Risticit dërguar Putinit, që zemëroi aq shumë Listën Serbe

Lista Serbe reagon ashpër për letrën e Lëvizjes Kombëtare Serbe nga Kosova, që i kërkon Putinit ‘qëndrimin e vërtetë të Federatës Ruse për korrigjimin e kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve’, që sipas tyre në thelb do të thotë ‘heqje dorë nga Kosova’.

Siç raportojnë mediet serbe, letra e Lëvizjes Kombëtare të Serbëve nga Kosova “Atdheu” drejtuar presidentit rus Vladimir Putin, ka zemëruar Listën Serbe, sipas të cilëve po konsiderohet se është një përpjekje hipokrite në vetë-promovimin, në kurriz të shtetit të Serbisë dhe interesave të saj, i cii më parë ishte dënuar, përcjell gazetametro.net.

Një letër e nënshkruar nga kryetari i lëvizjes së lartpërmendur, Slaviša Ristić, kërkon që gjatë vizitës së presidentit Putin në Serbi, të takohet me anëtarët e lëvizjes për të dëgjuar prej tij ‘qëndrimin e vërtetë të Federatës Ruse për korrigjimin e kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve’, që sipas tyre në thelb do të thotë ‘heqje dorë nga Kosova’.

Mediat serbe konsiderojnë se letra në fjalë, ishte një përpjekje nga margjinalistëvë politikë e patritotë, të fshehur pas kësaj shoqate, për të promovuar veten duke shkatërruar institucionet serbe, presidentin serb dhe shtetin serb dhe sipas tyre mikun e dëshmuar të popullit serb, Presidenti Vucic.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme