Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Deiq të Klinës, pasi kishte postuar në rrjete sociale një video në të cilën ai duket duke gjuajtur me armë nga oborri i shtëpisë së tij.
Rasti ka ndodhur më 24 dhjetor, në orën 22.00, njofton sot Policia e Kosovës në raportin e saj të rregullt.
Në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz e cila dyshohet se ishte përdorur nga i dyshuari, po ashtu në oborr të shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja të fishekëve.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.