Fjalimin vjetor të Thaçit e bojkotuan edhe deputetë të pushtetit

Rreth gjysmë ore pas kohës së caktuar, ka nisur adresimin e fundvitit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, raporton KTV.

Shumë deputetë të pushtetit, e asnjë i opozitës, nuk ishin aty për ta dëgjuar fjalimin e të parit të vendit, i cili nisi nga udhëtimet e tij nëpër botë e deri të gatishmëria për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Dy letra tha se i erdhën në zyrën e tij, njëra nga presidenti francez, Emannue Macron, e tjetra nga ai amerikan, Donald Trump.

Çdo fjalë të shkruar në to, ka thënë se do ta marrë me seriozitet, duke theksuar se humbja e rastit për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë do të ishte një kthim tragjik prapa.

Ai ka dërguar mesazhin se Kosova është gati për arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë, e që nënkupton njohjen reciproke.

“Shpesh herë jam ndjerë i vetmuar për rrugën e bërjes së ushtrisë, por në fund jemi bërë bashkë që FSK-së t’i japim mandatin ushtarak,” ka thënë Thaçi, duke e arsyetuar para deputetëve dështimin e tij të 2017-s për ushtrinë.

Por, thotë të jetë i lumtur që spektri politik ka nisur të bëhet bashkë për sfidat e Kosovës, për çka, sipas tij, uniteti ka qenë dhe mbetet emidiate për rrugën e Kosovës, e në veçanti marrëveshjen me Serbinë.

Presidenti tha se Kosova ka nevojë për një qeverisje më efektive dhe më punëtore për qytetarët e saj.

Humbje të madhe për Kosovën e ka cilësuar vdekjen e veprimtarit Adem Demaçi dhe kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri.

Presidenti ka thënë se ka ndjerë dhimbje edhe për mosanëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe për mosliberalizimin e vizave, për të cilat çështje ka thënë se nuk duhet të shihen si dekurajim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme