Pse LDK’ja po mbetet jashtë procesit për dialogun final? Flet Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka përsëritur edhe një herë qëndrimin se partia të cilës i takon mbetet e pandryshuar sa i përket dialogut me Serbinë.
Ai ka thënë se LDK-ja nuk do marrë pjesë në këtë format të dialogut me Serbinë duke shtuar se ky proces nuk mund të shkojë përpara pa LDK-në.

“Nuk shkojnë proceset përpara pa LDK-në, vetëm mashtrohen”, ka thënë Hoti si mysafir në emisionin Frontal.

Duke insistuar që dialogu me Serinë të ndodhë pas zgjedhave të jashtëzakonshme.

“Pozicioni jonë mbetet i pandryshueshëm: dialogu duhet të udhëhiqet nga një qeveri ka kredibilitet të lartë”, ka thënë Hoti.

Po ashtu shefi i GP të LDK-së ka komentuar qëndrimin e Mustafës rreth dialogut, duke thënë se ai është keqinterpretuar nga mediat.

“Disa nga mediat e kanë interpretuar siç ato kanë dashur”, ka thënë Hoti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme