Haradinaj: Nuk lejojmë kriminelët të marrin ligjin në dorë, nesër do të shpallet ditë zie

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, pas vdekjes së policit që humbi jetën dje në detyrë në Istog, Izet Demaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, pas vrasjes së policit Izet Demaj. Haradinaj ka thënë se është shumë i prekur për atë çka ka ndodhur dje, derisa ka thënë se institucionet do të ndërmarrin gjithë veprimet për t’i përkrahur policët. Deklaroi se nesër do të shpallet ditë zie për Demajn.

Haradinaj para gazetarëve ka thënë, se rasti rënies së policit Izet Demaj gjatë detyrës, do të jetë një pikë kthese për policët. Deklaroi se institucionet do të ndërmarrin gjithë veprimet për t’i përkrahur policët.

I pari i Qeverisë shtoi se në janar do të procedohen ligje tjera për Policinë.

“Ligjet kanë avancuar, do t’i procedojmë ligjet në janar. Policisë i kemi dhënë përkrahjen e nevojshme. Kjo përkrahje do të rritet. Do të jenë në nivel të detyrës. Qytetarët të mos vozisin nëse janë të dehur. Festën mos ta kthejmë në dhimbje. As policët nuk duhet të lëshojnë pe. Do t’i qëndrojmë pranë familjes”, tha Haradinaj.

Haradinaj njoftoi se nesër do të shpallet ditë zie për vdekjen e Demajt, derisa tha se do t’i qëndrojnë afër familjes së tij dhe do të iu ofrojnë përkrahje.

Ai falënderoi drejtorin e Policisë së Kosovës, Reshat Qalajn për mënyrën se si e ka menaxhuar këtë rast, transmeton “Gazeta Express”.

“Kam ardh me ju shpreh ngushëllime. E falënderoj drejtorin për mënyrën se si e ka menaxhuar gjendjen dhe me i jap përkrahej policisë. Nuk kemi zgjidhje tjetër, përveç që mos me leju që kriminelet më ba ligjin në Kosovë. Policia ka përkrahjen tonë që kriminelët të mos e marrin ligjin në dorë. Dje kanë mujt me u vra edhe qytetarë të pafajshëm, andaj kemi shpëtuar lehtë. Është e dhimbshme, por mundësitë kanë qenë që me vdekë ma shumë njerëz. Do të marrim të gjitha veprimet për me përkrah Policinë. Jemi kritikuar pse po rrisim paga për policë, prokurorë e gjyqtarë. Nesër do të shpallet ditë zie. Do të jetë një ditë kthese, rënia e policit në detyrë”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, në nderim të tij, sot kabineti i kryeministrit të Kosovës, ka nisur takimin e mëngjesit me një minutë heshtje në nderim të policit, Izet Demaj.

Demaj u vra dje pasdite nga një person i armatosur derisa po tentonte të kryente një grabitje të armatosur në bankë në Istog. Lidhur me këtë rast, mbrëmë janë arrestuar dy persona.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme