Bisedimet Prishtinë – Beograd, lajm i keq nga Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk parasheh marrëveshje të shpejtë mes Beogradit dhe Prishtinës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk shihet ndonjë marrëveshje në horizont mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në një prononcim për televizionin serb “RTS”, Vuçiq ka shtuar se dikush ka trilluar duke thënë se palët do të nënshkruajnë marrëveshje në Washington.

“Nuk kemi asgjë për të nënshkruar, të jem i sinqertë”, deklaroi Vuçiq, përcjell lajmi.net.

“Do të isha i lumtur nëse mund t’ua kumtojë këtë lajm qytetarëve të Serbisë. Nuk kam çka t’i ofrojë popullit, dhe nuk kam çfarë të bisedojë me njerëzit që çdo ditë marrin vendime dhe vendosin taksa të reja kundër Serbisë dhe serbëve. Kur të ketë diçka, do të dal, do të jem i lumtur të them se është shfaqur një gjurmë diku. Për momentin, nuk ka asgjë nga gjëra të tilla”, shtoi ai.

Presidenti serb po ashtu ka theksuar se Prishtina duhet të thotë se është e gatshme për bisedime me Serbinë edhe pse e quajnë shtet të gjenocidit.

“Kur ju thonë se jeni shtet i gjenocidit, ju pyeteni se si të mos ua thoni menjëherë se ju nuk jeni as shtet, sepse pastaj prisni përgjigje që vjen përtej oqeanit, nga Brukseli dhe disa qytete të mëdha botërore”, përfundoi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme