Nesër varroset polici Izet Demaj

Nesër do bëhet varrimi i policit Izet Demaj, në varrezat e fshatit Vrellë të Istogut.

Kështu ka njoftuar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që i bëri Policisë së Kosovës.

Haradinaj poashtu njoftoi se Presidenti i vendit ditën e nesërme do ta shpallë ditë zie në Kosovë.

Polici Demaj po konsiderohet hero, derisa ra në krye të detyrës.

Dje në Istog përveç policit Demaj, i vdekur mbeti edhe grabitësi i një banke, Kamer Metaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme