Të paktën 15 të vrarë në ditën e zgjedhjeve në Bangladesh

Zyrtarët policorë të Bangladeshit kanë njoftuar se të paktën 15 persona janë vrarë në ditën kur po mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Në këto zgjedhje, kryeministrja aktuale, Sheikh Hasina, po synon ta fitojë mandatin e tretë me radhë.

Ushtria është shpërndarë në tërë vendin me qëllim të parandalimit të dhunës. Vendi është përballur me dhunë edhe në zgjedhjet e mëparshme, të cilat kishin mbetur nën hijën e pjesëmarrjes së ulët të votuesve dhe bojkotit nga grupi më i madh opozitar.

Partia “Aëami”, e udhëhequr nga kryeministrja 71-vjeçare, është në pushtet nga viti 2009 dhe i kishte fituar zgjedhjet e fundit, të mbajtura në janar të vitit 2014. Prej asaj kohe, Hasina është akuzuar për autoritarizëm dhe shtypje të medieve e figurave kundërshtare. Grupet për të drejtat e njeriut dhe krerët opozitarë kanë thënë se rezultati i zgjedhjeve mund të manipulohet, ndonëse autoritetet kanë premtuar transparencë gjatë këtij procesi.

Pritet që fituese e zgjedhjeve të shpallet sërish kryeministrja aktuale. Njëra ndër arsyet më të forta për këtë parashikim është fakti se rivali i saj kryesor, Khaleda Zia, është i paraburgosur nën akuzën për korrupsion, shkruan “CNN.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme