Autostrada e parë në Los Anxhelos, para 78 viteve

Zyrtarët e Departamentit të Transportit të Kalifornisë dhe të qytetit Los Anxhelosit, më 30 dhjetor 1940, kryesuan ceremoninë për inaugurimin e autostradës së parë të këtij qyteti.

Rreth 1 mijë e 500 vetë morën pjesë në prerjen e shiritit të kësaj autostrade prej 7 kilometrash që ishte zgjatim i një rruge të gjerë të quajtur “Arroyo Seco” dhe që lidhte qendrën e Los Anxhelosit me qytetin e Pasadenës.

Autostrada e re kishte një gjerësi prej 21 metrash dhe kishte tre korsi në secilin drejtim. Ajo mori emrin “Arroyo Seco”, siç quhej një përrua i tharë i cili zgjatej paralel me të.

Përgjatë kësaj autostrade u ndërtua më vonë edhe stadiumi i famshëm “Rose Bowl” i Pasadenës.

Sot Los Anxhelosi është i famshëm për autostradat e tij që kapin rreth 1 mijë kilometra gjatësi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme