Vërshimet godasin fshatrat e Gjakovës, deputeti Lekaj thërret për ndihmë

Deputeti i AAK,së, njëherësh kryetar i Grupit Parlamentar të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, i ka drejtuar një thirrje Qeverisë së vendit që t’u dalë në ndihmë banorëve të fshatrave të Gjakovës të prekura nga vërshimet, si pasojë e shitu të madh që goditi këtë zonë.

Reshjet e shiut që kanë ndodhur nga mbrëmë deri më sot ka bërë që shumë fshatra të Gjakovës të jenë nën uji, sidomos fshatrat Shishman, Popoc dhe Ponashec, – ka shkruar Lekaj.

Duke e njohur situatën e rëndë ekonomike të qytetarëve të këtij rajoni (sikur në gjithë Kosovën) i bëjmë thirrje Qeverisë që të ndërhyj sa ma parë të jetë e mundur, për të evituar edhe me të keqen.

Qytetarët kanë nevojë për dorën e qeverisë qendrore duke e ditur se ajo lokale nuk ka kapacitet për t’u dalë në ndihmë. Kur ia shtojmë kësaj edhe argumentin se në Gjakovë po dëshmohet çdo ditë që kemi një qeverisje të dobët dhe jo kualitative.

Me ketë rast iu bëjmë thirrje të gjitha organizatave që të solidarizohen me qytetarët, të cilët janë të përmbytur nga këto reshje. Populli shqiptarë din gjithmonë që në situata të tilla të jetë solidar, ka shkruar deputeti Pal Lekaj.

( Pamjet janë të mëngjesit të sotëm, ura e dëmtuar nga vërshimet dhe niveli i ujit i cili ka shkaktuar përmbytjet)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme