“A është e lejueshme me spjegu Kuranin”, i është drejtuar të hënën imami Zekirja Qazimi trupit gjykues teksa po mundohej të sqaronte rrethanat kur gjatë një ligjërate kishte thënë se “gjaku i kufarëve është gjaku më i mirë për ne”.
Në atë rast, ka thënë se vetëm e kishte cituar një libër fetar, shkruan sot Koha Ditore.
Qazimi këto fjalë i ka thënë në seancën gjyqësore derisa po shqyrtoheshin ankesat e të akuzuarve, por edhe ankesa e prokurorisë në Gjykatë të Apelit.
Ai, gjithashtu, ka thënë se ligjëratat e tij rreth Sirisë i kanë pasur si obligim nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) për t`i lexuar dhe se në rast se kanë qenë nxitëse, atëherë “BIK-u duhet të jetë fajtor”.
Qazimi, së bashku me gjashtë persona të tjerë, akuzohen për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm, konkretisht për pjesëmarrje në grup terrorist./Koha Ditore