‘Fëmijët bërtisnin, çfarë i bëre mamit’ Dëshmitë për vrasjen makabre të gruas nga burri

Pas vrasjes makabre të së shoqes dhe kunatës së tij, Gazment Musta nga Ballashi ka marrë fëmijët e mitur dhe është larguar nga apartamenti ku kreu masakrën.

Të miturit ta të tronditur e pyesnin ‘çfarë i bëre mamit’, detaje të rënda që vijnë përmes fqinjëve të çiftit.

“Ishin familje e rregullt, nuk kemi dëgjuar asgjë për ata, ishin shumë të rregullt, dilnin bashkë. Dje pasdite dola dhe ai kishte marrë fëmijët njërin në krah dhe tjetrin për dore. Fëmijët bërtisnin, çfarë i bërë mamit. Ne nuk i njohim nga afër, por dukeshin sikur shkonin mirë. Nuk kishim dëgjuar konflikte të mëparshme” tha një fqinje.

Një tjetër fqinj u shpreh se çifti më parë kishte jetuar në Greqi.

 “Gazmenti ishte djalë i mirë. Unë jam vetë në emigracion prej 25 vitesh dhe nuk e di si shkonin, por nuk kanë pasur konflikte. Ai ka qenë më parë në Greqi me familjen dhe më pas është kthyer. Kanë dy fëmijë” tha ai.

34-vjeçari Gazment Musta në gjendje të dehur vrau dje me thikë bashkëshorten e tij, Gentiana Çaushaj, 31 vjeçe dhe motrën e bashkëshortes, Merisa Çaushaj, 18 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra viktimat ndërruan jetë në vend.

Policia bëri të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të këtij krimi të rëndë.

Dyshohet se vrasja makabre kanë ndodhur për shkaqe banale, pasi 31-vjeçarja ka debatuar me të shoqin, sepse donte të shkonte te prindërit e saj për Vitin e Ri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme