Aksidenti në Duhël, të lënduar katër persona, prej tyre dy fëmijë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para disa minutash në aksin rrugor Prizren-Shtime, përkatësisht në fshatin Duhel.

Lexues të portalit Indeksonline kanë dërguar pamje të aksidentit, një veturë ka dal nga rruga dhe ka goditur shtyllën elektrike.

Detaje për aksidentin ka dhënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka thënë për Indeksonline se aksidenti ndodhi rreth orës 9 e 25 ndërsa të përfshira kanë qenë dy vetura.

“Rreth orës 9 e 25 minuta, në magjistralen Prishtinë- Prizren në fshatin Duhël në afërsi të shkollës, ka ardhur një aksident mes dy automjeteve. Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime dy fëmijë dhe dy të rritur. Të lënduarit së pari kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Duhël e më pas janë transferuar në Qendrën Rajonale në Suharekë”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, dyshohet se shkak për aksidentin janë mospërshtatja e shpejtësisë dhe mospërshtatja e rregullave të trafikut.

“Edhe kushtet atmosferike luajnë rol në aksidente, por edhe nuk po respektohen rregullat në komunikacion. Hetuesit janë në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti. Shpresojnë që të mos kemi aksidente të tjera”, ka theksuar tutje Gashi.

Nuk raportohet për të lënduar, derisa për rastin janë njoftuar ekipet policore dhe ato mjekësore. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme