Raportohet se dy punëtorë të kompanisë kineze “Huawei” janë ndëshkuar me ulje të pozitës së punës për shkak se kanë postuar një shkrim në Twitter ku figuron përshkrimi “përmes Twitterit për iPhone”.
Postimi kishte të bënte me një urim për vitin e ri. Kompanitë kineze vazhdimisht janë përpjekur që t’i pajisin punëtorët me telefona Huawei, duke i mbajtur larg prodhimeve të kompanisë rivale, Apple. Vitin e kaluar, Huawei ia zuri vendin e dytë kompanisë amerikane, Apple, për numrin më të madh të pajisjeve të shitura, ndërsa në vendin e parë radhitej kompania Samsung.
Përpos uljes në pozitë, një burim bën të ditur se punëtorët do të marrin paga me zbritje. Mesazhi për vitin e ri ishte fshirë shpejt nga rrjeti social, por përdoruesit e internetit e shpërndanë atë brenda pak minutash. Kompania po kërkon nga punëtorët që të solidarizohen me shefen e kompanisë, e cila ishte arrëstuar më 1 dhjetor të vitit të kaluar në Kanada, shkruan “BBC”