Ka nisur në Bruksel takimi i ekipit shtetëror për dialogun me Serbinë, kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Limaj dhe Ahmeti janë parë të shoqëruar nga Avni Arifi, Dardan Gashi si dhe nga PSD-ja të pranishëm janë Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani.
Ekipi negociator udhëton në Bruksel për herë të parë që nga mandatimi në Kuvendin e Kosovës, me gjithë kundërshtimin e marrë nga LDK dhe Vetëvendosja.
Ky takim është vlerësuar konsultues.