Kumanova, të enjten -10 nëntor, do të organizojë Marsh solidarizues për humbjen e veprimtarit të çështjes kombtare Astrit Dehari, i biri i Avni dhe Xhemile Deharit, familje kjo që i dha frymë dhe jetë shqiptarizmës.
Marshi do të nis ora 12:30 para Gjimnazit Sami Frashëri dhe do të mbarojë në sheshin e qytetit.
Gjithë ata që janë të gatshëm në mënyrë paqësore të solidarizohen me familjen Dehari ftohen të marrin pjesë.