E mërkurë, 09 Nentor 2016 – Sakte.net /
Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Sipas njoftimit për media nga kryeministria, mbledhja e qeverisë do të nis sot në orën 09:00.
“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)”, thuhet në njoftim.
Ndërsa kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, pas mbledhjes së qeverisë, pret në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila ia dorëzon Raportin e Progresit.