Istogu shpërfill kërkesat e SBASHK-ut, vazhdon nesër mësimin

Komuna e Istogut që nga dita e mërkurë nuk do ta përfillë grevën e SBASHK-ut, ata kanë vendosur t’i kthehen procesit mësimor

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë, Hajrush Shoshi.

Shoshi ka thënë se së bashku me kryetarin e Komunës, Haki Rugovën, si dhe drejtorët e shkollave të mesme dhe fillore, janë pajtuar që procesi mësimor duhet të rifillojë qysh nga dita e mërkurë, Gazeta Express.

Gjithashtu, në ueb-faqen e Komunës së Istogut është bërë e ditur se procesi mësimor do të vazhdojë.

“Ky qëndrim unanim është arritur nga të pranishmit në mbledhje, marrë parasysh interesin e nxënësve në radhë të parë, gjithashtu kryetari Rugova apeloi që të mos politizohet ngritja e pagave nga ana e SBASHK-ut pasi është duke e dëmtuar procesin mësimor në komunën e Istogut”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, edhe Komuna e Deçanit ka vendosur që të ndërpritet greva dhe të vazhdojë mësimi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme